Harmoni

Kultura

Harmoni

Nga: Bashkim Saliasi Më: 2 janar 2023 Në ora: 14:08
Bashkim Saliasi

Sa i lumtur ndihem,

jemi popull me krenari.

Katër besime kemi,

Jetojmë në  harmoni,

 

Tërë festat i festojmë,

Jemi lidhur me krushqi,

Mysliman e ortodoks,

Katolik e bektashi.

 

Bashkë në punë,

E bashkë në shkollë,

Jetojmë në shqipëri,

S’kemi ndarje krahinore,

Jemi popull iliri.

 

SHQIPËTAR

 

Shqiptar dhe dardan,

Popull, i vjetër pagan,

Hiqni dorë nga turqizmat,

Jemi më të vjetërit në ballkan..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat