Ylli i mëngjesit

Kultura

Ylli i mëngjesit

Nga: Afërdita Selenica Më: 2 janar 2023 Në ora: 14:09
Afërdita Selenica

Ylli i mëngjesgushtit  pranë nënës sime në orët e dhimbjes  

Më dha emrin e tij dhe dritën e mëngjesit si bashkëudhëtarë. 

 

Mamia e lagjes me duar gjakosur ,grisi këmishën e fatit që më kishte mbështjellë.  

Pa u menduar gjatë më hodhi në prehrin e jetës  

-Jetë të gjatë pastë !-tha kjo  krijesë e verdhë! 

 

Nëna më ngjan se më hodhi në krye një këmishë të bardhë dashurie që veshur e kam edhe sot. 

-Vishe ,-bijë ,më tha ,në botë bën kaq ftohtë! 

 

Dhe nisa udhëtimin drejt yllit që më fali emrin 

Ti çoja dhuratë një shportë kabuni gatuar me dritë hëne... 

 dhe buzëqeshjen që rritej çdo çast e çdo ditë... 

Herë isha foshnja me këmishën prej hëne 

Herë isha vajza me trëndafila ndër duar 

Herë isha femra mbushur me ëndrra  

Herë isha vetë unë ajo nëna 

Herë isha era e herë furtuna 

Herë i ngjaja Vjosës  e herë  Osumit.  

Herë këpusja lule e herë i mbillja vetë . 

Herë e bardhë rruga e herë e nxirë nga retë. 

 

Dhe eca ashtu veshur kaq trashë me këmishën e mallit . 

Endur me fije fisnike e mëndafsh mëmësor. 

 

Mbi flokë fjolla bore,ndër këmbë hithra zije të kohës. 

Përballë errësirë e pyje përplot. 

Në fund të tunelit ti shndrije si rreze shprese dritëplotë. 

Eja ,më the,dashuri,  

Deri në yllin tënd është ca rrugë e gjatë ,do ta bëjmë tok! 

 

Mbështeta te ti supin e lodhur, 

Sytë lava në detin e shpirtit tënd 

U nisëm në rrugën e dritës pa u menduar gjatë. 

Le të bëjë ftohtë në botë ,më ngjan se the... 

Tani jemi bashkë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat