Jemi një...

Kultura

Jemi një...

Nga: Armanda Veseli Më: 3 janar 2023 Në ora: 12:46
Armanda Veseli

...pasditen e sotme, e kam kaluar të gjithën me Ty! Po po bash me Ty. Se nuk e di pse, për asnjë moment s'mundem të rri në vetminë time, pa i bashkëngjitur asaj qenien tënde, a diçka tjetër që ka të bëjë me Ty!...

- Si ka mundësi që ndodh kështu, mund të pyesni ju?!...

- Po, po! Ka mundësi, madje shumë!... Sepse simbioza jonë e elaburuar, kultivuar dhe maturuar, plot respekt dhe dashuri të ndërsjelltë, që në tërësinë e saj, ka kohë që rimon plot frymëzim, vallëzon në një pentagram, këndon në një notë dhe frymon në një fllad mirëkuptimi e mbi të gjitha mirëbesimi reciprok. Udhë nëpër të cilën ne të dy do të vazhdojmë të ecim gjatë dhe hareshëm, tash' e në të ardhmen, duke i "shkelur" paksa tokat e xanuna. Se ecje të tilla ani pse mbi “toka të xanuna”, kurrësesi nuk janë “pushtuese”, përkundrazi ato janë çliruese sinergjishë pozitive, plot motiv dhe optimizëm, për një jetë alturiste, fluide, frymëzuese dhe plot bukuri për njëri-tjetrin.

Jo vetëm sot, por sëbashku kemi qenë dhe dje, pardje e shumë e shumë ditë të tjera përpara, siç do të jemi prap nesër, pasnesër dhe gjithëmonë. Do të jemi kështu në simbiozë të vazhdueshme, se na bashkojnë ndjenjat, e tashmja dhe e ardhmja jonë e përbashkët. Se unë jam e bindur, ashtu siç dhe ju se:

- Ne jemi njëri-tjetri, madje në të shumtëm e rasteve kemi qenë dhe do të jemi NJË! Se ne të dy: - Jemi kryefjala dhe kallzuesi; pyetja dhe përgjigjia; e panjohura e ekuacionit dhe zgjidhja e tij; rrënja katrore dhe shuma e vlerës; shumëzimi dhe pjestimi; aktori dhe regjisori, gazetari dhe kino operatori, studenti dhe lektori, frymëzuesi dhe ideatori, ara dhe bujku, ndjenja dhe frymëzimi; drita dhe dielli, toka dhe qielli; çiltërsia dhe mirëbesimi, etj, etj e mbi të gjitha; DASHURIA DHE BESNIKËRIA... ndaj kemi qenë, jemi dhe do të jemi gjithmonë një.

*Studente e vitit të parë, Gazetari-Komunikim

Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër

Frymëzim momenti…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat