Ata!

Kultura

Ata!

Nga: Adem Bytyçi Më: 3 janar 2023 Në ora: 16:14
Adem Bytyçi

Tokë rënko, tokë gjëmo

 Nga ata që luftëra shkaktojnë

 Njerëzimit vuajtje i sjellin

 Në mes tyre mbjellin 

 Vëllêvrasjen dhe urrejtjen.

 E vetë me gjak njeriu ushqehen.

 

 Tokë, ata që shkaktojnë luftra

  Mosi i prano t'varrosen n'gjirin tënd

  Kufomatë e tyre lëri mbi dhé

  Mbi to t'urinojnê egerêsiratë

  Shpirtratê e tyre t'i ndëshkoi gjithë njerêzia..

 

  Njerëzimi ka nevojë për paqe

  Për mirëqenie dhe solidaritet

  Jo për luftë e vuajtje

  Luftën e shkaktojnë t'marrët

  T'cilët kanë lindur

  Nga mardhënia e prindreve  të tyre me diallin.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat