Akademiku

Kultura

Akademiku

Nga: Adem Bytyçi Më: 8 janar 2023 Në ora: 11:11
Adem Bytyçi

Mjerë akademiku ku jeton

N' një vend ku t'pa dishmit e sylmojnë

Ah sa trishtim,

I japin leksione 

Se çka duhet t'botoi.

 

Aty ky akademikët i sundon politika

Liri për t'krijuar shkencë dhe dije nuk ka

Kombit i kërcënohet e ardhmja

Nga ata 

Që për interesa t'xhepit 

Shesin komb e Atdhe

Duke e ërrësuar arsimin

Nga t'gjitha anët e tij.

 

Akademikët janë drita e kombit

E ardhmja e vendit

Pa kontributin e tyre 

Do t'na mungonte arsimi

Dija dhe kultura 

Si vyrtytet më t'larta t'civilizimit

Dhe shkërmoqja e anakronizmit

Analfabetizmit 

Si dhe shumë t'këqijave tjera

T'cilatë kombit tonë 

I kanë shkaktuar shumë plagë

N'rrugën e tij t'emancipimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat