Prezentojmë poeten Bora Balaj

Kultura

Prezentojmë poeten Bora Balaj

Nga: Agim Desku Më: 10 janar 2023 Në ora: 14:05
Bora Balaj

Bora Krasniqi Balaj u lind më 29 gusht 1970 në Pejë. Shkollën fillore e mbaroj në fshatin Poqestë dhe në Gorazhdevc, të mesmën në Gjimnazin “ Bedri Pejani”. Në qytettin e Pejës ,ku mbaroj edhe Shkollën e Lartë për ekonomi. Më pas plotësoi studimet e modes dhe dizanjos në Tiranë, për të vijuar me studimet për Diplomaci ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës. Hulumtimin për etnografi e filloi mbas Luftës, duke mbledhur dhe studiuar veshjet popullore shqiptare në Kosovë dhe në trojet e tjera etnike, duke organizuar edhe shumë promovime dhe ekspozita të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit. Krijoi Kompanin BORAFASHION në vitin 2003 në Gjakovë, ku ofroi studime në fushën e modes dhe shërbime për klient, duke vazhduar te kontriboj kultures në qytet. Me poezi merret qe në fëmijëri. Veprat letrare “ Zogu pa çerdhe”, Poezi, Tirane 1997, “ Loti në sy”, Poezi, Prishtine2003, “ Veshjet Tradicionale Shqiptare në Kosovë, Etnografi, Gjakovë, 2009. Romanin “ Heshtja” 2020.

Lere shpirtin të FLAS

Dallget e detit soditen nga era qe lidh kontinentet

po shembet nga termeti i ritmit zemra plagosur plot malle

te lere shpirtin te flas

lere te lire te shetis

qendroi ngujuar bashke me pranveren e vonuar

lere shpirtin te flas

lere lere te flas bashk me agimin

qe sot e prita te me zbardh

pa fol veç per ty

lere lere shpirtin te fals

Pritem!

Unë do të vi ,ti më prit

rruga ime eshte ndertim vargu pa kthesa

por ne gjatesi me gjate seç mendon ti

un do te vi

po vi te te dhuroi pak nga shpirti im

un po vi, edhe pse oqeani na ndan

un po vi se ndjej shum mall

po vi vetem per nje puthje ne ball

po pritme sonte se po vi

ti do ta kuptosh se ti ende je gjall

me prit se po vi

po ne agim prap do jem larg

Dashuro pa fjalë…

Vetëm një shikim i lehtë

mjafon shpirtat qenka njoh edhe me pare

i zhytur ne lumin e bardh

nje udhetim i gjate i dy shpirtave hyjnor

dashuro pa fjael,te te flas e permbys keshtjellen e krijuar

me mire rri me shiko dhe eshte zemra ajo qe te do

vazhdo, dashuro pa fjale

Engjëll im

Si te këpus poezinë

ndjesi malli

unë nëse isha engjëll

nuk vara buzet

por, thjeshte sdesha ti te venitesh

e vetmja ime

ndjesi dashurie

a e di kam shume

malle, qaramania ime

nuk dua te merzis engjell im ,,,

Krenaria

Nuk kam dëgjuar te vdes kush nga dashuria

por edhe as nga xhelozija

vetëm krenarija te mbyt çdo ditë

Pse

ma kujton njeriun e dashuruar

qe humb sensin e te qenit njeri

humb sensin e te qenit burre

hija e vet e tremb ,fjalet dhe imagjinata

xhelozija e tradhtojne e ngulfasin dhe e sundojne

e humbe veten por edhe te shtrejten lumturi

qe se kuptoi dot ,se duroi dot dhe kerkoi lirine

pse- ja ne vend dashurie ,dhurata qe kurr s’ kerkoj

nuk munde te jesh ashtu siç i premtove me butesin e shpirtit

ca te premtosh tani

per ate eshte e kote

ajo iku bashk me shpendet shtegtare e lir ne qiellin blu , dashuri tek ty nuk ka

Edhe…

edhe emrin e ndrroj nga xhelozija

edhe veten te vdekur e shpalli

e ndjenjat i perpiu

vetem per dashurin nga meria

ah sikur te jetoja

edhe jeten ta kuptoj dhe ty te dashuroi

e xhelozin mos ta njoh

sa here pjeku me the

edhe endrra mos i ler endrra luaj bashk me tingujt e jetes

e vdekjes mos i sherbe

po po djalli udheton ne mendjen tende

o njeri nga gjaku e mishi

ai u be udherrefyes yt ne ndjenjat tua te brishta

ai ka vetem nje enderr

tek shkoi te ajo ,ta shikoi nga larg

dashuri si ofron dot ajo tjetrit i takon ,

ajo tjeter njeri do ,e humba jo qe ajo sme do

por in isha shkaktar ,nuk e kuptova dot

mendova se dashurin duhet ta mbyllesh ne kafaz

dhe ti besh dhurata te cmuara

por u mashtrova kot

Mbrëmë…

Mbrëmë erdha tek ty

aty ku kurorzuam dashurine

erdha tek ty, te betohem se njesoi u ndjeva

me puthe ballin bashk me duart me shterngove

thure nje poezi, edhe pse nuk te shkon fare por nga malli

ti ende me do

po po endrra me solli mbrm aty ,ti ishe gjalle dhe i ngroht

si dikur,u çmallem dhe ne agim prap u ndam

Krenaria ime e thyer…

Në rrugë kaloj netet per krenarin time

nga nje intelektuale u shendrrova ne asgje dhe ne hiq

vetem per krenarin ti nuk me ofrove streh

e as frymes tende nuk i erdhe ne ndihm

deshe edhe ti te vallzoje bashk me ujqerit

qe te thyhesha ashtu siç u thyeva

Nga ti…

nga ti mesova ta dua veten

nga ti ndjeva ngrohtesi ,

tek ti pash syte e mi te bukur dhe nurin e bardhesies

nga ti mesova te shkruaj te pikturoi, por edhe te ndjej dhe jetoi

nga ti, qe shume vone te njoha dhe me dukej se njiheshim gjate

nga ti jeta ime mori frymë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat