Ikonat e atdhedashurisë

Kultura

Ikonat e atdhedashurisë

Nga: Agim Desku Më: 11 janar 2023 Në ora: 14:06
Hisen e Arsim Bruçaj, luftëtarë të batalionit "Atlantiku’’, që erdhen nga Amerika, babë e djalë me luftue për çlirimin e Kosovës më 1998

Në mendje e zemër e kishin lirinë

Atdheun e prangosr në fund të ferrit

Dhe agimi i zënte të zgjuar

Ditët i kishin të errëta pa lirinë e Kosovës

Çdo plagë ishte edhe plagë e shpirtit të tyre

Çdo zë i nënave dëgjohej deri mbi re të bardha

E kënga ishte tretur me thell se vet Titaniku

A jetohej larg popullit pyetnin njeri-tjetrin

Babë e djalë malësorët e ëndrrave të mia

Kur me çdo kusht u nisën drejt atdheut

Me vdekë a më jetue nën thundrat e armikut

A më e puthë në ballë nënën plakë

A më ia fshijë lotët e saj njëqind vjeqe

A më u ba urë e veriut të Mitrovicës

A më i shikue s si na ndajnë sërish atdheun

Jo i tha djali babait e babai djalit

Dhe fluturuan më i matë fuqitë e zemrave

Mos më u zgjue kurrë ma para ëndrrave të trishta

Më i thënë armikut ja ku jam e ku je ti

Unë në vendin tim e ti pushtues i mallkuar

Eh ,Kosovë ç`fat ke me luftëtarët e lirisë

Që të erdhën nga fundi i botës së lirë

E të liruan nga ferri ma i thellë se vet Titaniku

Hisen e Arsim Bruçaj luftëtarë të ‘’Atlantikut’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat