Bora e parë

Kultura

Bora e parë

Nga: Enver Sulaj Më: 11 janar 2023 Në ora: 18:02
Foto ilustrim

borë do të bjerë sonte

si plaf i ngrohtë mbi gjethet e vyshkura

mbi dhéun e zhuritur

skutave do të endemi hidhërueshëm  

s'mund t’i ikim acarit

duke kërkuar strehë të harruara stinësh

këtë natë 

mjafton një zjarr në trupin e plagosur

për t'i treguar natës

se ka kush i ndriçon buzët e saj të skuqura

borë do të bjerë sonte

për herë të parë në këtë stinë

12.12.2022

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat