Poema e krimit

Kultura

Poema e krimit

Nga: Dedë Preqi Më: 12 janar 2023 Në ora: 07:22

Cilën marrëveshje ta filloj me ty o, dhunues o, kriminel i zi

Kush të kupton si paqdashës, apo si miqësor e i ndershëm,

Ti nuk ke zot, as besim dhe as kuptim të njeriut normal

Ti nuk ke natyrë njeriu, as emër përkatës përveq se kanibal.

Gjithçka të erdh përdore e shfrytëzove mbi trupin tim të ngurtë

Më dhunuat para syve të burrit, para fëmijëve dhe para prindërve,

Ma pushkatove nanën, babanë, vëllezërit dhe motrat mi dhunove

Mbi trupin tim nuk u ngope, për së gjalli më masakrove me cigare.

E dhunuat e pastaj ia shqyet mitren me tytë motres miturake

Në mes gjinjëve me maje të thikës ia bëtë kryqin e djallit dhunues,

Mbi trupin e prindërve të masakruar vajtonin fëmijët e mekur

Bebja e vogël dy muajshe thithte në gjirin e nënës së vet të vdekur.

Shkrumuat dhe asgjësuat gjithçka që ishte pasuri i kombit tim

Shishet e mbushura me alkool dhe të droguar festuat fitore të ndytë

I ç’nderuat para syve të botës dhe në muajin e fundit të shtatzanisë

Ua nxjerrët nga barku engjujt e vegjël me bajoneta ua shqyet sytë.

Ky shqetësim ka të bëjë me praktika të sëmuara historike

Imazh i njeriut të gatuar që e futi urrejtjen në gjene,

Më logjikën e mitëve ndër vrimat e tempujve të mykur

E pyesim vetën të hutuar, athua njeriu i tillë jep fryt të lumtur?...

Nëse gjykojmë drejtë pikërisht pikën e dhëmbjeve të shpirtit

Të përpiqëmi ta sqarojmë gjendjen e qenjës së fyer e të lënduar,

As një paragraf, asnjë kontratë dhe as një marrëvshje nuk ndihmon

Nëse krimi bashkë me kriminelin nuk e merr çmimin që e meriton.

Njeriu i së ardhmës padyshim se duhet të jetë liberal dhe optimist

Por ky njeri duhet të bindet dhe ta kuptojë se çka është « jeta »,

Jo si një përshtatje pasive, por si një përgjegjësi respektive pa tallje

Në kërkim të paqës, të merr përgjegjësinë dhe të kërkojë falje…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat