Tre fshatra nën një çati

Kultura

Tre fshatra nën një çati

Nga: Bashkim Saliasi Më: 13 janar 2023 Në ora: 20:35
Bashkim Saliasi

Fshati Novaj me muzikant,

Nishova,-tokë e begatë,

Bargullasi,-histori e lashtë,

Banor punëtorë, duarartë.

 

Tre fshatra nën një çati,

Tomori kurorë sipër rri,

Uji ftohtë në burime,

Rrit bilbila, thëllëza trime.

 

Djem e vajza biznese kanë,

Të shpërndar anë e mbanë,

Arsimdashës novator,

Në çdo gusht venë në Tomor…

MOMENTI

Ky moment që po gëzojmë,

Largohet sot, s’vjen më,

Dita rrjedh në hapsirë,

Koha ikën, pas të lë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat