Kohë e keqe

Kultura

Kohë e keqe

Nga: Adem Bytyçi Më: 14 janar 2023 Në ora: 11:49
Adem Bytyçi

As kujt nuk do t'i shkonte mendja.

Se do t'vijnte një kohë e keqe

N'tcilën gënjeshtra do  t'ia ziente vendin t'vërtetës

Besës pabesia, 

burrërisë hipokrizia

Moralit poshtërsia

Atëdhedashurisë tradhtia.

Menqurisë budallakia

Nderës hajnia

Punës pa punësia

Dijës injoranca

T'mirës urrejtja

 Arsimit anarkija

Dhe armikut dashuria ...

Populli ynë do t'i besojë

Evropës t'pa besë

E cila edhe kësaj radhe

Ani pse i ka premtuar

Se do t'ia kthejë

Ca të drejta të mohuara

Vitëve t'kaluara

Më n'fund 

Do ta tradhtojë

Duke e lënë 

Nën mëshirën 

E shovenizmit sllav

E pa vetëdishme

Se do ta ketë t'pa mundur

Për ta kthyer 

Rrotën e historisë prapë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat