Cila është origjina e fjalës së peshkut “sardele”

Kultura

Cila është origjina e fjalës së peshkut “sardele”

Nga: Agron Dalipaj Më: 14 janar 2023 Në ora: 15:26
Autori Agron Dalipaj

SARDEL/E,~ja. Fjalë e ndërkombëtarizuar që shënon peshk të vogël deti që jeton në tufa të mëdha.

Te il nuovo etimologico f. 1439, përveç mendimit se emri i sardeles vjen nga emri i ishullit të Sardenjës, jepet edhe mendimi i kundërt se nuk kanë lidhje dy emërtimet dhe nuk flitet për asnjë motivim etimologjik as të Sardenjës e as të sardeles.

Topalli (FEGS 1300) është mjaftuar vetëm me opinionin joetimologjik të Miklosich (AF II 58) dhe "e ka gjetur" origjinën e fjalës sardele duke e pranuar si "huazim prej it. sardella nga sardo, prej emrit të ishullit të Sardenjës". Tani i mbetet ta gjejë edhe etimologjinë e Sardenjës...

E vërteta e fjalës ndodhet brenda fjalës dhe brenda çdo fjale.

Gjuha emërton ose funksionin, ose karakteristikën kryesore të reales. Karakteristika kryesore e sardeleve është se ato jetojnë dhe lëvizin si një trup i vetëm në tufa të mëdha dhe gjuha duket se ka emërtuar pikërisht këtë veçori të tyre. Mjafton rotacioni i dhëmboreve s:t dhe kemi:

SARDELE =

TARDELE =

TAR'DEL'E = DEL E TARa =

E TëRa DEL = DEL E TANa =

del e tëra në tufë.

Përfundimisht, emërtimi sardele referon te gjuha shqipe dhe kështu origjina, prejardhja dhe përdorimi i fjalës në gjuhët e tjera ka për burim gjuhën shqipe.

Etimologjia e fjalës nga shqipja do mund të rrëzohet vetëm prej një tjetër motivimi etimologjik më bindës se ai që shqipja jep.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat