Prishtina

Kultura

Prishtina

Nga: Atdhe Geci Më: 15 janar 2023 Në ora: 14:05
Atdhe Geci

Kosovë, atdhe i lashtë  i të parëve tanë

tokë  e  pellazgo  dardanëve, epirotëve

tokë e pellazgo ilirëve dhe  e albanëve

tokë historike  e  Kallinjve të Arbërisë.

 

Kosovë e agimeve të hershme të ipeve

në zemrën time bëhet  luftë  e  dashuri

bëhen koncerte e spektakle frymëzimi

bëhet studim largësish për të ardhmen.

 

Kosovë, jam në vigjilje të prushit tënd

në përkrijimin e të gjitha kohërave tua

jam mbesa Eneut  nga Troja, Prishtina,

jam dardane me 15 mijë vjet qytetërim

 

Kosovë, kush  e  di  një varg të Naimit,

të Çajupit, e Ismail Kadaresë, ai  është

në dashuri dhe në betejë për ribashkim

ai është në dashuri me Iliridë e Çamëri.

 

Kosovë, tokë e lashtë  e  të parëve tanë

pjesëmarrëse  e tëra luftave kombëtare

tokë e etërve pellazgë, ilirë  e  dardanë

e papritueshmja e kushtrimit për atdhe!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat