Drithërim shpirti!

Kultura

Drithërim shpirti!

Nga: Xhelal Hoxha Më: 16 janar 2023 Në ora: 11:13
Xhelal Hoxha

Drithërim shpirti, sot që unë pashë
Që më preku THELLË deri në asht!
Me shumë lutje, lebetitje e tmerr, jo njerëzorë
Kur sheh e ndjen qyteteve tona njerëz;
si lypsa, varfanjakë, të leckosur e skamnorë!

Në mes të qendrave kryesore shagas e zvarrë
Qajnë fëmijë të sëmurë, nga mosha të ndryshme
Me të njëjtat halle e brenga; me të njëjtën barrë
Shtrirë në asfalt-çimento, fëmijët, pleqtë e plakat
Që janë të sëmura e që nuk mund të ecin mirë e mbarë!

Thëniet e tyre tashmë i kemi në mendje
Janë në vetë dijen e ndër dijen tonë, të mirë njohura:
Për hir të Zotit, bëni vëllezër e motra, gajret e rahmet!
Kur ju ofrohemi këtyre dhe ju len ndonjë lek
At here thonë:Zoti ju shpërbleftë me të mira;
t’i ruajt fëmijët dhe ju dhashtë shëndet e bereqet!

Të mërdhirë nëpër ftohtë të madh, me shi e me borë
Qëndrojnë gjatë gjithë ditës sheshit, rrugës pa lëvizur
me kokën e fytyrën e tyre, të mbuluar me dorë!
Enden poshtë e lartë pa ditur, për ku me u nisur...

Me shtatin e dërmuar, si të ishin me njëmijë plagë
Të lodhur, të sfilitur, të rraskapitur, bukur si gjatë...
Pa pasur kund përcaktim të gjorët asnjë cak
Mbrëmjeve drejtë të pa njohurës këta ikin;
për të shkuar e takuar dikend, pa pasur asnjë fat!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat