Përcaktimi arbitrar i etnicitetit gjuhësor të shqipes e ka ekspozuar botërisht shqipen si gjuhë pa identitet

Kultura

Përcaktimi arbitrar i etnicitetit gjuhësor të shqipes e ka ekspozuar botërisht shqipen si gjuhë pa identitet

Nga: Agron Dalipaj Më: 16 janar 2023 Në ora: 18:47
Autori Agron Dalipaj

Gjuhësia zyrtare me të drejtë merakoset për drejtshkrimin e gjuhës shqipe dhe ky është një shqetësim real përderisa ligjërisht kemi një standard zyrtar të gjuhës që përdorim.

Ajo që do veçoja është se askush prej këtyre "të shqetësuarve" nuk shfaq as më të voglën ndjenjë të mbrojtjes së gjuhës shqipe, kur asaj i sulmohet etniciteti gjuhësor i fjalorit të saj dhe shkombëtarizohet fjalë për fjalë, sa arrijnë ta pranojnë si gjuhën me më shumë huazime në botën e gjuhëve!

Përcaktimi arbitrar i etnicitetit gjuhësor të fjalëve të shqipes, prej "etërve të albanologjisë", ka ekspozuar botërisht e zyrtarisht shqipen si një gjuhë pa identitet dhe si më e tejmbushura me huazime!

Akademikët e gjuhës heshtin sa herë e kam ngritur këtë problem dhe edhe televizionet kurrë nuk organizojnë një panel për identitetin e nëpërkëmbur të gjuhës shqipe nga vetë akademikët e gjuhës.

e drejtshkrimit janë të njohura dhe kanë të bëjnë me etikën e përdorimit të gjuhës, por gjithsesi keqshkrimi i ca përdoruesve nuk e dëmton në thelb gjuhën shqipe në tërësinë e veçantinë e saj.

Problemin më të rëndë gjuhës shqipe ia kanë shkaktuar akademikët e gjuhës. Ata i kanë futur duart në motorin gjuhësor të shqipes dhe i kanë hequr atij pjesë të sistemit funksional e identitar duke e kthyer shqipen në një gjuhë pa imunitet e të rrezikuar për tu zhdukur përjetësisht.

Të flasim për drejtshkrimin e një gjuhe është si të flasim për makiazhin e një zonje të rëndë..., por dhe pa grim ajo mbetet e njëjta zonjë.

i mediave, për të folur për dëmin që i është shkaktuar shqipes në sistemin e saj funksional e imunitar, mund të shpjegohet me pasigurinë për ta trajtuar çështjen profesionalisht prej gazetarëve dhe ndrojës së akademikëve të gjuhës për tu përballur me problemin që ata vetë i kanë shkaktuar gjuhës.

Mbi gjuhën shqipe është kryer krim, që pak e shohin dhe pak e kuptojnë. Ata që janë koshient për krimin janë ata që e kanë kryer: akademikët e gjuhës dhe ata të tjerët që e kuptojnë dhe heshtin. Pranimi i krimit gjuhësor dhe vetëgjyqësia janë dukuri të pandodhura për akademikët dhe profesoratin e gjuhësisë.

Do vetafrohesha në emisionin e gazetares Jonida Shehu, nëse ajo do organizonte një panel me akademikë e profesorë të gjuhës ku të mund të flasim për dëmin real që i është shkaktuar shqipes dhe do doja të ishte edhe profesor Aristotel Spiro, që është i shquar edhe për etikën në komunikim.

Një debat shkencor mbi identitetin e cenuar të shqipes do ishte një shërbim madhor që do mund ti bëhej gjuhës sonë, sepse do njohim më mirë gjithçka nuk është bërë mirë dhe do mund ta rregullojmë në kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat