Janë themel lirie…

Kultura

Janë themel lirie…

Nga: Zymer Mehani Më: 17 janar 2023 Në ora: 09:09
Zymer Mehani

I

Ju ishit rreze të diellit
Plot ngrohtësi,
Siç është çdo flakë
Sot jeni dhembje janari
Krenari e Kombit prapë
Ardhmërisë ia falët jetën
Dashurinë ia dhatë atdheut
Sepse n’dejtë e trupit tuaj
Rridhte gjak i Skënderbeut
E vështirë është që të flasësh
Vështirë është t’jesh me gur n’gojë
Emrat Tuaj - Vulë Fitoreje
E sakrificës sonë të gjatë
E ju trima t’Skënderbeut
I dolët zot atdheut

II
Gjaku juaj rrëke
Dhe acarin e theu
Në atë natë janari
Kur ju vrau tradhtari
Dreqi a i biri,
Tirani, mercenari
Ju s’patët mënyrë tjetër
Për betejë me vdekjen
Sepse ballë për ballë
Me ju të ndeshen s’deshën
Sepse jua ditën shpirtin
Guximin e qëndresën
Dhe fuqinë jua njohën
U frikuan për besë
Por të maskuar me errësirën
Në shëmbëllim me egërsirën
Jo nga guximi, por nga frika
Pabesisht Ju dolën në prita
Ju goditën pas shpine
Heu, ju rantë pika
Ata ishin gjakpirës
ishin gjakatarë
E ju o trima përjetësinë fituat
Në t’atdheut altar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat