Takim me një të vdekur

Kultura

Takim me një të vdekur

Nga: Përparim Hysi Më: 17 janar 2023 Në ora: 14:24
Përparim Hysi

Kur vdiq ai, unë isha në mërgim. Sa e mora vesh,u ndjeva keq. Qe krejt befas vdekja e tij: nuk kish as moshën (sa kish hyrë në të shtatëdhjetat) dhe nuk vuante nga ndonjë sëmundje. Ndjeva dhimbje si për një mik të mirë e të dashur dhe,përmjet telefonit,ngushëllova të shoqen. Sa bëra këtë detyrim të gjallësh për ata që ikin nga kjo botë,zura dhe hamendësova për vdekjen. Ku nuk e çoja mendjen ,se kohën e kisha me tepricë. Më vinin parasyshë raste të ndryshme vdekjesh,si: vdekje për arsye moshe, të parakohshme,vdekje aksidentale dhe,ca më keq:vdekje nga vrasje. Ndonjëherë,kur përsiatja për vdekjet,edhe vija buzën në gaz. E di që, sa të lexoni,do hidheni përpjetë. Dhe do shtoni:-Si është e mundur? Nuk jam as cinik dhe as i ftohtë për çdo vdekje. Përkundrazi,e vuaj emocionalisht një vdekje,aq më shumë,kur ndahem me një mik apo një të afërm. Megjithatë,unë kam jetuar "ca llojvdekjesh",për të cilat do t'ju flas dhe provoni:do qeshni apo jo?

* * *
Në lagjen tonë kish vdekur Koli,një i moshuar. Gruaja e xha Taqos,i thotë të shoqit:-Dëgjo,po shkoj andej nga Vara(ishte e shoqja e Kolit),se ka vdekur Koli.

Xha Taqoja,pasi mbuloi kokën me jorgan,bërtiti:-Mos shko! Unë po vdes vet!!!

I shkreti xha Taqo,sa merrte vesh që vdiste dikush,mbulohej me jorgan,skur kështu mund t' i fshihej vdekjes.

Këtë dialog të Taqos me të shoqen,e dëgjon i biri, që thotë:-Epo mirë bëri që vdiq Koli,se i ka kaluar të shtatëdhjetat.

- Po unë jam 80-të,-ulëriti Taqoja nën jorgan.

Një rast tjetër,si më të freskët.

Doktori,nga më të mirët që kishim në qytetin tonë, pothuaj se qe bërë mik me një pacient që hynte e dilte nga spitali.

Unë,si doktorin ashtu dhe pacientin,i kisha miq.Miku im ishte boshnjak dhe lexuesi të më falë që do t'i përshtatem pak të folmes së tij.

Sapo kish dalë nga spitali dhe unë i shkova pëpr vizitë.

- Eh,Bacë,çfarë të tha doktori?

-Më ka pvet:-Sa vjeçët i ke?

Veta i kam thanë:- Jam 80-vjeç!

Dhe Ai (nënkupto) doktori:- Shiqo,- më ka thanë,- 80 vjete e ke sëmundjen mbi shpinë. 50-vjet ke kanë i ri dhe e ke vnu sëmundjen mbi shpinë. Hiç nuk ke dit a ka sëmundje në dynja. Mandejna,kini ndërrue"konak". Sëmundja të ka marrë mbi shpinë e po të mban kaliboç.

Ka tridhjetë vjet kjo"lojë" mes jush dhe,vallah, sëmundja asht "lodh" dhe por tutem se po të shlonë. Miku im,pas kësaj diagnoze,ndërroi jetë. Sëmundja e"shloi".

* * *

Por le të kthehemi atje,në atë takimin me mikun tim që ndërroi jetë,kur isha në mërgim. Nuk e di,por një natë m'u rrëfye si i gjallë. Ballë për ballë me mua dhe,ndërsa po afrohej, u alarmova. E dija mirë që kish vdekur dhe unë nuk jam nga ata që të besoj se mund të ringjallet një i vdekur. Ai vazhdonte drejt meje.Pra,qenka ringjallur,se nuk ka se si të ndodhë ndryshe që vë buzën në gaz,siç ndodhë me dy miq që takohen pas një kohe të gjatë. Pata vërtet frikë dhe dorën nuk ia zgjata (epo as unë nuk i shpëtoja dot paragjykimit:ti i gjallë dhe të bësh "toka"me një të vdekur!!!). Të mundon një pragjykim tronditës: si një mister që fsheh,domosdoshërisht diçka të ligë e me pasoja. Malli vërtet më kish marrë,por e"mistershmja" e vuri poshtë mallin. M'u bë sikur mbi zemër kisha një shuk me dëborë dhe,sado që dorën nuk ia zgjata,ashtu,me gjysmëzëri,i thashë:

-Ti je?

-Unë!

-Pse?-pyeti.Kaq kam ndryshuar unë.

As që guxoja ta shihja në sy,por ashtu si"pulë e lagur",i them:

-Jo.Jo,po për ku je nisur?

-Në shtëpi do vete,ku tjetër? Më këputi malli për nipin.

Unë u përlota se pashë lotët që i vareshin:rrëshajë. Sa po matesha që të fshija lotët,kur dëgjoj Brahushin,një të njohur të përbashkët dhe Brahushi qe gjallë dhe i drejtohet këtij të vdekurit:

- More ti qenke gjallë dhe unë për tri ditë e mbylla dyqanin dhe humba një thes me para! Pale,paske ardhur dhe shkoqesh me muhabet?!

Tani zura të dridhesha unë,se u bëmë dy që po shihnim një të vdekur,të gjallë!!! Po si do vejë më tej një takim i tillë?

Por i vdekuri ia priti Brahushit:

-Ore,prapë nuk i kini lënë sherret ju,të gjallët? Unë kam tri vjet atje dhe,ndër ne,nuk ndodh kurrë që të ketë sherre e shamatara. As edhe një herë.Kurse ju me sherre ju lashë dhe me shherre ju gjeta. Më mirë po kthehem andej nga erdha,se sherret më kanë ardhur mu në majë të hundës.Këto"sherre" më dërguan më shpejt në tjetrën botë.

Si tha kështu,iku dhe humbi mjegullash. Më nuk e pashë. Tek më doli gjumi,zura të shkund kokën.Sidoqoftë,qendrova më gjatë në krevat dhe,si për të përmbledhur veten,thashë:

-Aq sa ëndërr e çartur që qe,aq la dhe një mesazh të madh.Si mesazh i të"vdekurve" për ne të"gjallët":

-Vallë,a do t'i lëmë ndonjëherë sherret,ne,të gjallët?!!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat