Vizita te Kulla e Isa Boletinit

Kultura

Vizita te Kulla e Isa Boletinit

Nga: Beqir Sina Më: 17 janar 2023 Në ora: 21:14
Kompleksi i kullave të Boletinëve

Kompleksi i kullave të Boletinëve në fshatin Boletin të komunës së Zveçanit, i ngritur në fund të shekullit XIX nga dora e njeriut dhe në proces kronologjik i përshtatur me mjedisin, tani shërben si vendbanim i fortifikuar familjar i Boletinëve, që vizitohet nga mijëra qytetarë gjithandej trojeve shqiptare.

Aty ku prehen eshtrat e atij që sakrifikoi shumë për vendin, kullat qëndrojnë ende mbi themelet e tyre, të forta, të larta, duke ngërthyer brenda vetes shumë histori, dokumente, fotografi e objekte, të cilat flasin për një epokë në vete dhe të lavdishme të këtij heroi shqiptar.

“Ma i mirë asht për mua Boletini im me ata gurë, se sa sarajet e Stambollit”.

Kështu na mëson historia se iu pati thënë dikur heroi i kombit, Isë Boletini, krerëve të Portës së Lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat