Cila është origjina e fjalës Via, a ekziston etimoni i saj në greqishte?

Kultura

Cila është origjina e fjalës Via, a ekziston etimoni i saj në greqishte?

Nga: Agron Dalipaj Më: 18 janar 2023 Në ora: 12:17
Autori Agron Dalipaj

VIA (gr. βία).

Fjala greke [βία] në greqishten e sotme ka kuptimin "ushtroj forcë për të realizuar diçka".

Fjala ka krijuar një familje fjalësh si: ▪︎[βιάζω] (viázo - nxitoj, ngutem; përdhunoj), ▪︎[βίαιος] (vieos - i vrullshëm, i dhunshëm), ▪︎[βιαιότητα] (vjeotita - brutalitet), ▪︎[βιαστής] (vjastis - dhunues), ▪︎[βιαστικός] (vjastikos - i rrëmbyer, i nxituar) etj.

Për etimologjinë e fjalës Babinjioti (ELNEG 265) hamendëson një i.e. *gwiγā dhe nuk jep dot asnjë ide motivuese etimologjike.

E vërteta e fjalës ndodhet brenda fjalës.

Mjafton rotacioni i njohur v:b dhe kemi:

VIA =

BIA =

BI-A =

A - BI = A me i BI =

asht me i bi dikujt me forcë =

asht ushtrim force, dhune.

Gegnishtja pozon: "jam ka i bi grusht!", "jam ka i bi kres", "jam ka i bi pushk".

Embriomorfja [bi] (me i bi) e gegnishtes në standard ka përgjegjëset: "godas", "e qëlloj dikë me diçka"; "ushtroj dhunë".

Siç shihet, greqishtja përdor embriomorfen e gegnishtes [bi] për të krijuar fjalën e saj [βία] = ushtrim force; dhunë. Porse greqishtja nuk e ka të lirë embriomorfemën [bi] sikurse gegnishtja e sotme dhe në greqisht fjala është dyrrokëshe: βί-α e që në shqip merr kuptimin: bi-a = a-bi = asht me i bi dikujt = asht me i ra dikujt.

Përfundimisht, motivimi etim. me anë të embriomorfeve të gegnishtes tregoi se "fjala greke" në të vërtetë është një kompozitë e shqipes: bi - a ≈ "me i [bi a]" e që në greqisht u përngjit në βία, porse ruan ende motivimin etimologjik veç në gjuhën shqipe. Ndaj mund të themi se greqishtja [βία] duhet të njohë zyrtarisht origjinën e saj prej shqipes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat