Urti moti

Kultura

Urti moti

Nga: Neki Lulaj Më: 18 janar 2023 Në ora: 13:23
Neki Lulaj

Edhe vitin tjetër, sërish do të ulemi bashkë

Mbi stolat që heshtin në amfiteatrin e jetës

Sa do të gëzohen për ne  zogjtë gushëbardhë

Se ata sa vijnë fshatin e lënë pa fjetur .

 

E ne fëmijë ishim dje, por u burrëruam

Fëmijë u bëmë sërish pa dhëmbë në gojë

Pas një shekulli e një viti  na dolën rrudhat

Fjalët e hedhura mbi zanore në erdhën në kohë.

 

Do t’i herrim me tehun e mendjes dhe jetës që prekim

Me syza katërshe pa llogaritës, pa numëratorë që heshtin.

Vitet e ikura do t’i përkëdhelim me tëmthat e shpirtit

Gjithë ato vite që i bartën me zor kaliqafë, kacavjerrë

 

Nëpër këmbë e nën sqetulla zhpeshherë i zvarritim

Nëpër dekadat e plasaritura kur do të jemi më të vjetër në jetë

A do rrimë sërish bashkë me këta baballarë

Nën amfiteatrin e kësulave plot me borë të bardhë??

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat