Kur do të arrijë paqja në Ukrainë?

Kultura

Kur do të arrijë paqja në Ukrainë?

Nga: Dedë Preqi Më: 18 janar 2023 Në ora: 13:53
Dedë Preqi

Sa e tmerrshme është lufta, kush do ta lakmonte

Ajo djeg çdo gjë në flakë, ajo është xhelate,

Nuk ka mëshirë për njeri dhe as për fëmijë

Jetërat i vënë në nishan, armët i ka aleate.

Ata që disponojnë ide të krisura të llojit vet

Ndrydhin lirinë e tjerëve e ua humbin shpresat,

Si gjethet e njoma thahen pranë njëra-tjetrës

Kur digjen e shtypën në emër të urrejtjes.

Kush e çpiku luftën, a do të ishte njeriu i parë primitiv

Apo, trashëgimtar i tyre ishte Millosheviqi, dhe sot Putini,

E kujtojmë popullin e Kosovës, i cili nuk e harron kurrë atë mot

Që soldarizohet me popullin e Ukrainës, i cili po e pëson sot…

Kur do arrihet paqa në Ukrainë dhe ku do tjetër në botë

Marrëveshjet paqësore janë shpresat që sjellin lirinë e plotë,

Dhe fati i njerëzimit të mos mbetët kurrë në duart e mallkimit

Dhe në mendjen e krisur të ndonjë Millosheviqi, apo të Putinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat