Cila është origjina e fjalës Zeugma, qytet antik?

Kultura

Cila është origjina e fjalës Zeugma, qytet antik?

Nga: Fatmir Iliazi Më: 18 janar 2023 Në ora: 18:00
Pamje nga hulumtimet arkeologjike në qytetin antik, Zeugma

Shtytja për këtë artikull është emri i qytetit arkeologjik të Zeugmës në Turqi. Pasi lexova të gjithë artikujt për qytetin antik, papritmas pyeta veten se cila është etimologjia e emrit Zeugma? Emri Zeugma tingëllon i njohur për veshët e mi, tingëllon si fjala shqipe për zgjedhë.

Në një stallë të vjetër i vendosur mbi grazhd shihet një zgjedhë për qetë, për të punuar token, burimi i ushqimit të shqiptarëve për mijëra vjet.

Një zgjedhë nuk është më një prani në jetën e përditshme.

Kush e ka parë ndonjëherë një zgjedhë nga ju që lexoni artikujt e mi?

Nuk mundeni me e gjet një në ditët e sotme, por imazhi i zgjedhës mbetet i vendosur në gjuhë me kuptime figurative, si për shembull, nën zgjedhën e pushtuesve turq.

Zgjedha ishte një objekt i rëndësishëm për bujkun shqiptar. Zgjedha është objekti që u vihej në qafë qeve për të tërhequr parmendën. Emri i saj është me prejardhje të panjohur thonë: emri dhe objekti u ndërtua për herë të parë në tokat e të parëve të shqiptarëve, mijëra vjet më parë, e cila ndër të tjera futën një risi për punimin e tokës, sidomos me dy qe bashkë, e cila rriste fuqinë e tërheqjes dhe ndihmonte në thellësinë e kthimit të tokës. Sidoqoftë, gjatë shekujve, zgjedhës filluan t'i atribuohen kuptime të mëtejshme: nëse je detyruar me forcë të pranosh drejtimin prej të tjerëve, atëherë ke rënë njësoj si qetë nën zgjedhë, në mënyrë figurative bëhet burim vuajtjesh, mungese e lirisë.

Mund të flasim për mënyrën sesi shqiptarët luftuan për ti shpëtuar zgjedhës së huaj, që ju ishte ngjitur në qafat e tyre, i kishte lidhur në prirjen e pasurive dhe jetës së tyre, por edhe se si disa shqiptarë të tjerë shfaqën një përkushtim të dashur ndaj zgjedhës, fakti që kërkojnë gjithmonë një zgjedhë të re n'ditët e sotme, tregon trashëgimin ADN-ën, të dashurisë për zgjedhën. Për më tepër, me një ironi, veçanërisht nën zgjedhën gjuhësore akademike shqiptare, është përjetuar si një sinekurë dhe kështu në krahasim me qetë nën zgjedhë. pranojnë zgjedhën e huazimin prej gjuhëve stërmbesa të shqipes prej akademikëve me emër shqiptar, të cilët nuk duan të humbasin grazhdin e ushqimit të vjetër kashtor, tagjinë e ushqimit të çorbuar, që dikushi ju afron me qëllimin e keq me u dhanë zgjedhë të re gjuhësore Shqiptarëve.

Fjalët që dalin nga objekte të tilla modeste dhe konkrete kanë një kod të mrekullueshëm gjuhësor.

Po ju kujtoj shkrimin tim të mëparshëm për përkufizimin e G, kur dy pjesë të veçanta takohen njëra me tjetrën, është koncepti G. Është në *goje/golë, është në *gjuhe/gluhë, është në *gju/glu, është në *gjisht/glisht.

Zgjedha vjen nga "zë g", kur dy pjesë, objekte, kafshe prekin njëra-tjetrën në një lidhje G, njësoj si goja, gjuha, gjuri, gjoksi.

Pra, zgjedha është një lidhje G.

Për të vërtetuar teorinë time të G

Greqishtja e vjetër ζυγόν (zugón) ose ζεῦγος (zeûgos),

Hebraisht זוּג‎ (zûḡ),

Latinisht giogo

Të gjitha fjalët ulurasin Shqip

"Zë G" dhe "G gjë"

Image
Zgjedha

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat