Kujtesë

Kultura

Kujtesë

Nga: Mexhid Havolli Më: 19 janar 2023 Në ora: 13:15
Ilustrim

Erdhe nga stina ime e madhe e dëshirës
Fluturimthi kohës i trokite në kokë,
S'di ku mbeten vitet dashurisë, e bubullimës,
M' humbe me këngën kur t'qante me lot.

 

S'je ajo që ishe, e ashpër lozonjare
M'ik me trillin e heshtjes syzezë,
Të kërkoj pas lisave, pas pyllit në zjarre,
Që i mbulon si re, i mbulon si krahnezë.

 

Malli rri mes nesh, ëndërron me kujtimin tonë
Në një kohë ecjesh në një vit që u tret,
harrimi ngre kurth për ty që hapron,
Gjithçka mes nesh, si një kujtesë mbet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat