Edicioni i radhës së Manifestimit Tradicional Mbarëkombëtar nga Shoqata Kombëtare "Gore & Opar"

Kultura

Edicioni i radhës së Manifestimit Tradicional Mbarëkombëtar nga Shoqata Kombëtare "Gore & Opar"

Nga: Aziz Bytyçi Më: 19 janar 2023 Në ora: 14:32
Elbasan

Shoqata Kombetare "Gora & Opar " , me seli në Elbasan, tani në çdo vit mban manifestimin tradicional mbarëkombetar për festat e fundvitit . Në këtë event festiv shumë madheshtor kishte të ftuar si çdo vit nga e gjithë trevat shqiptare si dhe nga mërgata që veprojnë dhe punojnë bashkëatdhetaret tanë , si nga Gjermania , Italia,Zvicra,Austria dhe Greqia. Në këtë mbledhi festive shumë madhështor moren pjesë njerëz të artit e të kulturës,si poet,këngëtar e artist , pastaj edhe njerëz nga jeta politike ishin të pranishem në këtë ahengë festiv. Të gjithë të ftuarit kishin kumtesat e tyre ku dhe i deklamuan para të pranishmëve.

Kjo ceremoni festive e edicionit të radhës u mbajt në një atmosfer gëzimi dhe hareje në ambientet atraktive në njëren nga favojet e restorantit luksozë Mahir Hasa ,që gjindet në rrugën kryesore që të shpie në qytetin e Elbasanit skofijarë. Këtë aktë festiv e nderoi , me pjesmarrje të tij  , deputeti i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Luciano Boçi si dhe nënkryetarja e Lobit Euro Atlantik Shqiptar, dega në Selanik-Greqi,zonja Safete Kosta Skartados.

Fillimisht ceremonia festive u hap me intonimin e himnit kombetar , pas intonimit të himnit nga moderatorja e programit festiv , fjalën ia kaloi kryetarit të Shoqatë Kombetare "Gore&Opar" , të Shqipërisë ,z.Agim Shkēmbi,fillimisht , si çdo herë kur ti kaloi fjala atyre për kumtesat e tyre deklamuese si në simpoziume apo edhe sesione shkencore e në këtë manifestim tani tradicional i radhës,z. Shkëmbi i pershendeti të gjithë të pranishmit për mirseardhjen e tyre dhe mënjeher  ia kaloi fjalën udhëheqëses së programit festiv me ftuarjen e deklamuesve , me ftesat e tyre para të pranishmëve.

Kryetari i Shoqatës Kombetare "Gora & Opar ", z.Agim Shkëmbi , për të përditshmen Kombetare Bota Sot , thotë : - Kjo fest tani më ka reputacion mbarëkombetar , ku festohet për çdo vit dhe ftohen njerëz të fushave të ndryeshme jetësore , poet,artist,këngëtar , njerëz të politikes dhe qytetar ,të cilet na nderojnë , pashtu, z.Shkëmbi thotë , se edhe nga institucionet lokale kemi përkrahjen, çështë me rëndesi, z.Shkëmbi para të gjithëve tha se , pos pjesmarrjës së deputetit të Kuvendit të Shqipërisë,z.Boçi , ai dhuroi mbi 50 pako për fëmijë , këto pako festive,i cili me kumtesen e tij deklamuesi gjatë fjalës së tij , tha : fëmijet dhe brezi i ri është e ardhmja e kombit,le të krijojmë mundesit që në vendin tonë gjigant të ju krijojm një të ardhme sa më të mirë dhe më të sigurt për jetes,  ky është detyrimi i jonë për gjeneratat tona.

Krejt në fund të programit festiv të pranishmëve me ftesa u nderuan me mirnjohje.Pas përfundimi të ftuarit ishin të akomuduar në njerin ndër hotelet më luksoze të qytetit të bukur të Elbasanit.

Për të ftuarit u shtrua darka festive ku zgjati me orë të tëra, në të cilen darkë nuk munguan as recitimet e poetëve,  as këngët e këngëtarëve e as komunikim ndërmjet veti,  por këtë atmosferen impozante festive e ndriqonte zëri i art e shumë brilant i kengetares elbasanase me nam ,zones Resmije Luga.

Gjatë kësaj mbrëmje të gjatë festive kryetari i Shoqatës ,z.Agim Shkëmbi me stafin e tij të mrekullueshem kishin organizuar udhëtimin e të nesermes për të shkuar në manifestimin madhështor "Sofra Shkodrane , në Shkodren e vatres së kultures , ku i njoftoi të gjithë të pranishmit dhe një numer i konsiderueshem moren pjesë dhe iu bashkangjiten këtij karvani madheshtor.

Nga kjo maraton për në Shkoder , pikërisht gjatë rrugës ,e ringjallte atmosferen festive, impozante edhe kënga e këngëtares Luga dhe e mërgimtares nga greqia Burbuqe Esti , por mos të harrojmë aty ishte edhe vargu i thurur mjeshtërisht i poetit me prezencen e tyre në këtë rrugëtim.

E gjithë në përfundim të nesermen pas mengjesit, kryetari ,z.Shkëmbi me bashkëpuntoret e tij i përcolli musafiret duke i falenderuar perzemersish.

E gjithë në fund kryetari I Shoqatës Kombetare "Gore & Opar ", z.Shkëmbi e falenderon pronarin e Hotel Pone , z.Ilir Hoxha që e mundësoj akomodimin e mysafirëve pjesmarrës në festival.Poashtu e falenderon konferencieren për punën e palodhshme gjatë manifestimi si dhe këngetaret  tjerë perzemersisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat