Pse kjo urrejtje n’mes nesh?

Kultura

Pse kjo urrejtje n’mes nesh?

Nga: Dedë Preqi Më: 28 janar 2023 Në ora: 10:06
Dedë Preqi

Pse kjo urrejtje n’mes nesh?

Pse kjo urrejtje n’mes nesh

Gjymtohet e t’kurret rrënja jonë,

Dikush lojën tonë po e përqesh

Nga rrëfimet pa shije e pa aromë.

Gjethet ankohen të etura për pak shi,

Pranverat shkunden me lule në gji,

Një dikush na afron kompromis me prush

Njëherë të ngrohemi, atëherë të coptohemi…

Pse kjo urrejtje e derdhur në mes nesh

Ujku në veri po zgërdhihet në shesh,

Dhembje e moçme përtërihet akoma

Kjo dergjë i thanë edhe gjethet e njoma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat