Debati

Kultura

Debati

Nga: Sevdail Hyseni Më: 28 janar 2023 Në ora: 10:08
(Karikatura marrë nga interneti)

Debatet po shtyhen, si pelat në gara,

Kush nga të sharat, na del më e para!

Me shprehje banale e fyerje bizare,

Nuk mbyllet debati, pa u prishur fare.

Të gjithë me nerva, dalin në ekran,

Duke u krekosur, fryhen si biban!

E shoqëria jonë, s’paska qenë në dije,

Se nga hajdutëria, shprehet kurvërie!

Mundohen t’i fshehin, gjurmët e hajnisë,

Para syve shfaqen, brirët e dhisë...

Ata që gënjejnë, duken si n’pazar

Kërcejnë sikur speci i skuqur në skarë!

Nuk pranojnë kritikë, si dhe argument,

Mendojnë veç ata, na qenkan të drejtë.

Sjellin në debate, një fjalor rrugor,

Duke kokorisur si pulat n’oborr.

A mbrohet dot, një Këshill Kombëtar?

Me disa kopukë, debil e zuzarë...

Të cilët e sollën deri në greminë,

Duke bart me vete turpin përmbi shpinë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat