​Gjashtë filma aventurë do të shfaqen në festivalin "Ditët e Sfidave" në Sofje

Kultura

​Gjashtë filma aventurë do të shfaqen në festivalin "Ditët e Sfidave" në Sofje

Më: 28 janar 2023 Në ora: 18:23
Foto ilustrim

Gjashtë filma aventurë, duke përfshirë dy prodhime bullgare, do të shfaqen në festivalin e filmit "Ditët e Sfidave", të këtij viti në Kinemanë “Lumiere” në Sofje, njoftuan organizatorët. Ngjarja do të zhvillohet më 1 dhe 2 shkurt në Sofje.

Filmi “Passion 4 Peaks”, do të prezantojë dy atletë bullgarë - vrapuesin Petar Ivanov dhe motoçiklistin Cvetan Ivanov, të cilët u ngjitën në majat më të larta të katër maleve bullgare për më pak se 24 orë.

“Electric Avenue”, do të shfaqë alpinistët Viktor Varoshkin dhe Emiliyan Kolevski, të cilët vendosën një rrugë të re në 4,000 m lartësi, poshtë malit Mont Blanc.

Udhërrëfyesi francez malor Thierry Renault, do të flasë në këtë ngjarje. Që nga vitet 1980-ta ai ka qenë udhërrëfyes në çdo lloj ngjitjeje të lirë dhe ngjitjeje në akull.

Guillaume Pierrel, një tjetër student i shkollës “Chamonix”, është ende në fazat e hershme të karrierës së tij, e cila është e fokusuar në skijimin ekstrem. Pierrel do të mbajë një prezantim, pas të cilit do të shfaqet dokumentari i shkurtër “O'Parizad” që e paraqet atë.

Tema të tilla si kasollet, siguria në mal dhe çështjet kryesore të konservimit do të diskutohen në festival.

Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve do të prezantojë projektin e saj për blerjen e tokës në malin Sakar, Bullgari Juglindore, ku mund të ruhen disa specie të zogjve të kërcënuara nga aktivitetet bujqësore. Këto specie përfshijnë ketrin tokësor evropian, shqiponjën perandorake lindore dhe skifterin.

Një nismë tjetër mjedisore që do të shpallet në festival është ruajtja e pemëve njëqindvjeçare - një projekt, i popullarizuar nga gara “Bike and Run for Chepan 2021”. Edicioni i sivjetshëm i “Bike and Run” më 29 prill, do të fokusohet në hartëzimin e pemëve njëqindvjeçare përmes një aplikacioni të dedikuar për telefon.

Festivali do të nderojë zoologun dhe alpinistin bullgar Bojan Petrov, i cili do të mbushte 50 vjeç në fillim të shkurtit. Petrov arriti të ngjitej pavarësisht se ishte diabetik dhe i mbijetuar nga kanceri. Ai u zhduk në Himalaje më 3 maj 2018./BTA/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat