Pse kështu jemi të ndarë

Kultura

Pse kështu jemi të ndarë

Nga: Enver Sahiti Më: 29 janar 2023 Në ora: 13:12
Enver Sahiti

Që në kohët nga lashtësia

Është një popull me histori,

N’dër shtërngata e kohë t’vështira

I bëri ballë ç’do stuhi.

E pse sot jemi të ndarë

Sa krishterë sa musliman

Këto besime që na kan nda

E kan një peshë shumë të randë.

Sa në kryq ,e sa në hënë

Besojnë ashtu siç u kan thënë

E nuk e dine një të vërtetë

Se janë të lindur prej një nane.

Në këto toka të Ilirikut

Jetoi ndër shekuj ky popull i lashtë

Dhe besuan se kush i krijoi

Dhe besimin në Zot e kanë.

E mandej se si besuan

Në shumë fe duke u nda

Besuan në Tokë, Diell e Hënë

Por vatanin nuk e dhanë.

Dhe Zoti e pat thënë me gojë

Se njerezimin e krijova vet

E ata u ndanë në popuj

Dhe keshtu ka për të mbetë

Edhe besimet vet i zgjodhën

Ashtu si ata e dashtën vet,

E mua le t’më luten si të duan

Lutjet do u pranoj të gjithëve njejt.

E shqiptar popull nder shekuj

Mos dëgjoni ata të huaj

Se feja nga njeriu është mendu

Vetëm ma leht për t’na sundu.

Enver Sahiti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat