Trenjakët e lirisë

Kultura

Trenjakët e lirisë

Nga: Mr. sci. Sylejman Salihu Më: 30 janar 2023 Në ora: 10:03
Sylejman Salihu

TRENJAKËT E LIRISË

(ZAHIRIT, EDMONDIT, HAKIFIT)

Dimri me kostum bore,

Mbuluar çdo çati,

Të pagjumë ata qenë prore,

Kosovë, a i pe ti?

 

Janari i mërzitur,

T' fundit orë numëronte,

Dukej pak i sfilitur,

Por fronin prapë s' e lëshonte.

 

Dhe zët, si për inat,

Dhëmbët prapë i tregoi,

Zbraz plumba me nagant,

Gjak dua! tha dhe shkoi.

 

Kish hyrë nën strehë n’ Pestovë,

Me akuj dhe acar,

Trimërinë po e vinin n’provë,

Ushtarët e vijës së parë.

 

Të tre trenjakë të bashkuar,

Në jetë shtigje kishin çarë,

Gjithë rrugën me gjak shtruar,

Bashkë rrinë tash n’ lapidar.

 

N’ Udhë të Madhe na shikojnë,

Qiellit me diell a re,

-Ndal! thërrasin kur gabojmë,

-Gabime s’ falim ne!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat