Rondelet sufike dashurore të poezisë “Diku thellë”, Metin Izeti

Kultura

Rondelet sufike dashurore të poezisë “Diku thellë”, Metin Izeti

Nga: Sulejman Mehazi Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 07:34
Sulejman Mehazi

Të flasësh për poezinë e profesorit të estetikës, filozofisë, teologjisë e sufizmit, Metin Izetit, besa është  punë e vështirë, një proverb e lashtë, thotë: “nëse nuk mundesh të pish gjithë ujin e detit, pi aq sa të shuash etjen”, prandaj dhe ne do flasim kalimthi për poezinë e poetit sufi, Metin Izetit, sa për të shuar etjet tona poetike-artistike të përmbledhjes së rondeleve poetike "Diku thellë" të Metin Izetit.

Poezitë e profesor, Metin Izetit, karakterizohen kryesisht me ndjenja pastrimesh e përsosjesh shpirtërore drejt botës së përtejme, misticizmës, njohjes dhe dashurisë së madhe ndaj Zotit.

Në poezitë e librit "Diku thellë" nuk mund të vërejmë motive vartësia me botën e këtushme egoiste e materiale, poezia e Metin Izetit nuk pajtohet që dashurinë e përjetshme ta mohonte për shkak lakmisë së kësaj bote njerëzore e të robërohej shpirti artistik i poetit që për shkak vetëpëlqimeve të humbte përsosjen shpirtërore.
Poezitë sufike të Metin Izetit, nuk mund të shpjegohen shkencërisht, pasi janë të pakapshme e joracionale për mendjen, pasi vetë simbolikat e poezive sufike-tesavvufiane janë iracionale:
Ja poeti si shprehet:

"Po ta them përsëri, mendja e dashur,
këngën e trishtë për dashurinë,
megjithatë, ti s'e kupton, je fodulle,
nuk e ndien aromën në lulishte"
              (Poezia "Dëgjo mendja ime", fq 24.

Si duhet shpjeguar këto vargje të pakapshme për mendjen?
A mund të reduktohet intuita sufike-tesaffuviane deri në nivelin e mendjes apo intelektit, sipas këtyre vargjeve të lartëpermendura vërehet se shpirti sufist i poetit nuk korrenspondon me mendjen dhe se frymëzimi i përsosjes shpirtërore është përtej caqeve të mendjes së intelektualizuar:
Më tej poeti Metin Izeti thotë:

"Prandaj, ti rri e qetë dhe mësohu të ndjekësh,
forcën time, që nuk mund ta prekësh,
nuk të dua, nuk të dua, mendja e dashur". (po aty, fq. 26.

Simbolika e mohimit të mendjes e ka kuptimin e mos ndieshmërise së botës së larte, qiellore, univerzale e të magjishme shpirtërore. Mendja nuk di gjë për këtë botë të përtejme sufike shpirtërore, mendja apo intelekti nuk mund ta shijojë këtë dashuri univerzale, poashtu edhe nuk mund ta shpjegojë.
Motivet qendrore të 47 poezive të librit "Diku thellë" janë dashuria e lartë dhe e thellë ndaj Zotit, librit të Zotit, Kuranit, Profetit Muhamedit, ndaj vendeve të shenjta fetare-islame, ndaj të urtëve, të devotshmëve, udhërëfyesve shpirtërorë, përjetimeve, lutjeve, haleve(ekstazave shpirtërore) etj.
Artin poetik të dashurisë së poetit Metin Izetit, nuk mund ta kuptojnë e shijojnë materialistët, as ata që nuk besojnë në Zot, po edhe ata që besojnë Zotin, por janë mekanikë, sipërfaqësorë e jo të thellë brendësisht, poezitë dashurore sufike të përmbledhjes "Diku thellë", shijohen e përjetohen nga fetarët të cilët në mënyrë permanente e në vazhdimësi rrisin dashurinë ndaj Zotit, Pejgamerit, Kuranit, muzikën e brendshme të poezive tesaffuviane e shijojnë, e përjetojnë njerëzit e urtë e të ndritur.
Dashuria për poetin nuk është e përkohëshme, por tjetërfare, e përjetshme, është nxitje e thellë dhe e lartë përsosmërie për t'u bashkuar e shkrirë me të tërën, pra shkrirje e unit dhe Tinin, e vehtes me Zotit në Një.

"Ndërsa mendimi fle, i lënguar në paqë,
Dashuria rrotullohet në krahët e natës
Shpirti mban me vete shkëndijën Njëshe
dhe lëviz rri pezull mbi vajin shkrirës."
                            "Shkrirje" fq.33.

Dashuria e vërtetë dhe e përjeshme është e tillë sepse ne jemi ndarë nga burrimi ynë, për shkak kësaj rritet dëshira e poetit, Metin Izetit, për t'u kthyer mbrapa te e tëra  për t'u shkrirë te Njëshi, Zoti.

"Ndiej shpirtin tim në hapësirën pakufi
të dy, të shkrirë  qëndrojnë në një buzëqeshje,
në një hapësirë, kohë të largët, pa nahi
që çdoherë kur futet, pëshpërit vetëm rehati." (po aty, fq.34.

Poeti Metin Izeni, i beson dhe i këndon përmallshëm dashurisë së pejetshme të Njëshit:

"Ti je kënga ime e përjetshme
ti je qenia ime e plotë e hakikatit tim
sekreti është i (pa)qartë për mua
...Ti je kënga ime e përjetshme
ti je pëlhura e hakikatit tim."
             "Ti, kënga ime e përjetshme", fq. 113.

Konkluzionet poetike:
Jetë e vdekje përqafuar për t'u shkrirë me  Njëshin në përjetësi!

"Por s'na le egoja
të shkojmë thellë,
rrimë këtu,
si miza, plehrat na mbulojnë,
dritën e harruam
diku lart...
diku thellë..."
                       "Diku thellë", fq. 27.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat