Vendlindja ime

Kultura

Vendlindja ime

Nga: Adem Bytyçi Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 10:17
Adem Bytyçi

Unë biri yt

T'a njoh historinë

Nga t'erdhi emri 

Karvansari

Nga një rrugë

Aty pranë 

Kur fillove ti

Për herë t'parë

Për t'ngreh shtat

Nga një familje

Me gjashtë vëllëzer

Për tu bërë fshat.

Vendlindja ime

Unë bëri yt

Ta di Rapsodin e parë

Ramadan Hajdarin

Me lautë

Iu këndonte kreshnikëve

Këngë epike legendare

N'fushat

Dhe lugjet  

E dikurshme t'Kosovës

Kur vringëllonin shpatat

N'luftra t'përgjakshme

Pët t'mbrojtur 

Nderin e nënlokës

Nga hordhitë 

Barbare sllave

T'asaj kohe

T'cilat kishin

Ardhur n"Ballkan 

Nga Karpatet

Për t'i zaptuar tokat.

Dhe malet e shqiptarëve.

Vendlindja ime 

T'i njoh edhe 

Rapsodet tjerë 

T'mrekullueshëm

Dervish Sadrinë

Dhe Destan Fazlin

Kënga malësore e tyre

Jo vetëm që dëgjohej larg

Por jepte kumtin

Se n'vendlindjen time

Jetonte një popull

Iliro Dardan

Tremijë vjet më parë

Se të vinte n"Ballkan

Fisi barbar serbo-sllav.

Vendlindja ime 

Unë biri yt

Edhe pse sot 

Jam largë

T' i di edhe shumë vujtje

 Etje dhe suksese

Por kësaj radhe 

Po e lë me kaq

Për t'i thënë

Një ditë tjetër

N'mënyrë edhe m'a t'vecantë

Për ta shfletuar historinë tënde

Ashtu sic vërtet ti e meriton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat