Bekimi i nënës

Kultura

Bekimi i nënës

Nga: Lule Telaku Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 23:00
Autorja Lule Telaku

Nënë ma bëjë hallall gjinin që ma ke dhënë
Ato netë pa gjumë sa herë të kam lënë
Unë po shkoj ushtar se shokët po më presin në mal
Me këtë pushkë në dorë do të ngjitem bjeshkëve me borë
Nënë në luftë mundet gjithçka me më ndodhë

Edhe në burg me ra edhe më u vra
Nënë amanet grun e fëmijët ty po t'i la
Këto ishin fjalët e fundit që djali m'i pat thënë
Nga përqafimi është nda dhe kurrë ma nuk e kam pa
Ah, more bir unë nëna jote e vdekur në trup të gjallë jetoj

Heshtja ma ka shtjerrë zërin
Fotoja në mur, s`po ma shuan mallin
S'kam fuqi ta thërras malin dhe ta pyes për trim djalin
Ta pyes për këmbët e tua që e shkelën ditë e natë

Bjeshkët e larta me bore e dushkun e thatë
Ta pyes për zërin tend kur ia thoje këngës
Me pushkë në krah e me plot trimëri
Ushtonte jehona e zërit

Bashkë me stuhinë e dimrit
Kur nguleshin plumbat në gjoksin e armikut
Ah, more bir jam plakë, plot hall e mallë
Për ty nuk më zë gjumi

Pa e marr në gji tënden fotografi
Nëna s'ka më lot e m'u verbuan sytë
Çdo natë ëndërr të kërkoj
E përmalluar te të përqafoi
Ah, more bir nëna të bekoi.

Po pret baba në oborr

Paska dalë baba në oborr
Paska vnu plisin e bardhë
Po i hap dyert e oborrit
U nisë djali për me ardh
U nisë djali nga kurbeti

Rrugë të gjatë ka me ba
Moj grua, a po pjekë flija
I kanë merak nusja e fëmija
Gjyshi pret, por s'ka durim

E merr nipin ne perqafim
Lotët shkojnë varg ne faqe
Moj mbesa ime zemrën ma knaqe
Dielli rrezon shnderit oborri

Kjo verë e gëzuar
Djalin ma solli
Pa mbesa e nipa s'ka gëzim shtepia
T'u pritë n'oborr m'ka zan pleqëria

Karriga ime copë-copë

Sa qesh e zgërdhihesh
Me karrigen time
Dhe humbjet në beteja
Kape pushkën
Dhe shkrepe njëherë

Thirre të drejtën, thirre barazinë
Sa mban tri karriga për vete
Liroma njërën të ulem edhe unë
Ta shoh nga karriga jote
Karrigen time të thyer
Copë-copë si zemrën që e kam gropë
Jam lodhur e mërzitur

Më ka ardhur në maje të hundës
Kjo karriga ime e thyer

Copë-copë

Ndihmomë ta hap një rrugë
Nje rrugë pakthim
Të ikë e mos të kthehem kurrë
Ne karriken e thyer
s'po mundem
Asnjëherë të ulem

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat