"Trupat e gocave i kam hedhur në cisternat e naftës"

Kultura

"Trupat e gocave i kam hedhur në cisternat e naftës"

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 18:53
Foto ilustrim

Dani: Jo... Ne i donim vajzat! Familjarët e saj më thanë që Anabla nuk ishte njeri i qëndrueshëm, por nuk mendoja se ajo ishte e aftë të bënte diçka të tillë!  

Asenga: Mirë, atëherë çfarë ndodhi?  

Dani: (pauzë) Futa trupat në makinë, vinte erë e keqe! U çudita se sa shpejt kufomat kishin marrë erë!  

Asenga: Ku janë? Ku janë??!!  

Dani: (qetë) Nuk isha i ndërgjegjshëm. Ende mbaj mend fytyrën e saj të nxirë. Ia shtrydhja venat e qafës derisa qarkullimi u shua në tru dhe ajo u zhduk!  Janë... Janë... Në vendin ku punoj... në fushën e naftës! Anablën e kam varrosur aty afër, ndërsa trupat e gocave i kam hedhur në cisternat e naftës.  Nuk mund të besoja se sa lehtë ishte t’i lija të binin nga vrima! Pasi ranë poshtë, dëgjova përplasjen e trupave teksa gocat u zhytën në cisternë!  

Asenga: Çfarë ka brenda në cisterna?  

Dani: Përzierje të ujit dhe të vajit.  

Asenga: E mban mend kur u ule këtu fillimisht dhe të thashë se është puna ime të zbuloj të vërtetën? Kjo është e vërteta?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat