Udhëkryqet e mërgimit si zë i bukur i vargëzimit poetik - Lindita Prenga ‘’Ëndrrat në udhëkryq’’

Kultura

Udhëkryqet e mërgimit si zë i bukur i vargëzimit poetik - Lindita Prenga ‘’Ëndrrat në udhëkryq’’

Nga: Agim Desku Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 21:12
Kopertina e librit

Së shpejti nga duart e arta të edicionit të Lena Graphic do e sheh dritën përmbledhja poetike ‘’Ëndrrat në udhëkryq’’ e poeteshës mirditase ,e cila jeton dhe krijon në Greqi. 

Vëllimi poetik ‘’Ëndrrat në udhëkryq’’- e poetes Lindita Prenga është e pajisur me elemente të bollshme të ndërtimit poetik të poezisë,si në aspektin gjuhësor ,me rrjedhshmëri të vargut ,me komunikim të lehtë e transparent në shprehjen e mendimit dhe mesazhit të qëndrueshëm ,me vlerë të duhur stilistike dhe me prekje të ndjeshme tematike.Ky vëllim për nga forma e vargëzimit paraqet ndjeshmërinë e autores kah artikulimi i tronditjeve shpirtërore për fenomenet ,ndjenjat,përjetimet ,të cilat e preokupojnë secilin njeri.

Poezitë  kështu të vargëzuar në vëllimin poetik  ‘’Ëndrrat në udhëkryq’’ të flasin me gjuhën,që s`thuhet nga secili përjetues ,apo nuk rrëfehet në këtë mënyrë ,siç e shpreh në vargje poetja Prenga .Rrëfimi i fjalës poetike tek kjo autore ka fitue një pjekuri dhe siguri të dukshme dhe kur të këtillë e lexojmë ,e kuptojmë si një proces në shprehjen artistike dhe ngjyrosjen e penës së saj.

Shumica nga krijuesit e njohur në letërsinë botërore ,thotë Lasgushi ,të shtyrë në moshën e pjekurisë ,me veprat e tyre kanë shënuar kulme në letërsi dhe kanë qënë poetë të  mëdhënj,sikur në rastin e poetes Lindita Prenga .Në këtë përmbledhje poetike vërehet një dinamizëm poetik në vargje poashtu edhe në figuracion dhe semantikë të veprës.Ky dinamizëm është tingëllimë që përkon me kohën ,situatën.

Andaj mund të konstatohet së krijuesja Lindita Prenga ka krijuar individualitetin e vet letrar e poetik.Ky konstatim rrjedh mu për atë sepse vëllimi ’’Ëndrrat në udhëkryq’’ shtrihet nëpër dinamikën e kohës ,situatën,duke marrë ngjyrë,dinamikë,frymëzim,rrëfim e pse jo edhe edhe përjetime lirike.Poezia e poetes Prenga nga vepra në vepër po shënon avancim ,si në pikëpamje tematike e motivore,poashtu edhe në atë figurative dhe artistike.Autorja që nga vargjet e para deri në fund të librit ka bërë një ngritje të shpirtit të vetë artistik ,që për të ishte mund i madh dhe marrje e kohës,por siç e thotë dhe De Rada për poezinë dhe të bukurën që duhet ta cilësoj atë gjatë gjithë jetës: Edukimi i shpirtit me të bukurën është një punë e lodhshme dhe e gjatë sa edhe vetë jeta dhe se ,,poezia qëndron mbi artet e tjera reprezantive,, Këtu tek kjo poete vargjet i shohim vijimisht të ,,ushqyera,, me shpirtin e vet të vlerave poetike,pra frytet e vargjeve të këtij libri kanë shkëlqimin e së bukurës e të fisnikrimit si rrjedhë shpirtërore .

Gjatë leximit të kësaj vepre na vie në mendje se poezia është një dritare ku shohim shtigje të shumta dhe përmes saj më mirë do ta njohim vetveten ,do ta njohim të bukurën që del nga shpirti poetik i poetes Lindita Prenga,dhe nuk është thënë kot se poezia është më mendore me një fuqi plot vlera se të gjitha të tjerat,konstatim që rrjedh sepse vargjet poetike të krijueses Prenga kanë shtrirje nëpër dinamikën e kohës,situatës dhe treguesve të saj,duke marrë ngjyrë ,dinamikë,frymëzim,rrëfim dhe përjetime lirike të trajtave të bashkëdyzuara.

Vetëm kështu lirizmi i  poetes Prenga ka ngrohtësi,është i kapshëm dhe përjetues,është shumë domethënës dhe ndjenjësor,përqafues i lezetshëm ,i ngrohtë që prekë butësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat