Ai gjakpirës...

Kultura

Ai gjakpirës...

Nga: Zymer Mehani Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 09:36
Zymer Mehani

Ai gjakpirës
Me shtatë koka
Hapi varre
Hapi gropa

Ogurzi
Faqezi
Bir katili
Pjellë debili

Është barbar
Kriminel
Dhe Vrastar
Gjakatar

E përzuri
I veti fis
E mbet rrugëve
I bërë pis

N'fushën time
Zuri vend
Mbolli vdekje
Rend e rend

Dhe me plumba
Zogjtë qëlloi
Barbarisht
M'i masakroi

Theri preu
Me hanxhar
Me sy s'deshti
T'shohë shqiptarë

Egërsisht
Bajlozi vetë
Shponte vriste
Me shigjetë

N'jë ditë Gjergji
Seç u ngjall
Iu bë zemra
Sa një mal

Nga i ziu kalë
T'gjorin Bajloz
E rrëzoi
Në zjarr e poq

Toka ime
S' duron dot
Këmbë të huaj
Dje as sot

Trutë në erë
Jua hedh shqiptari
Skënderbeu
Adem Jashari

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat