Dashuri

Kultura

Dashuri

Nga: Brunilda Asabella Ramollari Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 08:20
Autorja Brunilda Asabella Ramollari

Eca, 

rrugës të pa rrugë 

Dhe, 

gjeta zemrën përmbi gur! 

E gdhenda gurin 

e,  

bëra vënd 

që zemrën mos të ma trëmbë. 

Shtegut, 

ku dielli lind , 

gjeta llavë që të përpin! 

Shkujdesur, 

doja të hap pak sytë, 

E, 

më verboi, më la pa udhë! 

Befas 

një gjethe më ra mbi sup 

edhe, 

më pëshpëriti butë….. 

“Mos e lër Zemrën mbi gur” 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat