Pal Engjëlli arbëror me peshë të madhe për kombin tonë

Kultura

Pal Engjëlli arbëror me peshë të madhe për kombin tonë

Gjon Keka Nga Gjon Keka Më 11 shkurt 2023 Në ora: 16:08
Pal Engjëlli

Pal Engjëlli këshilltar dhe sekretar i shtetit të Arbërit nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit,ishte i biri i Andrea Engjëllit, një arbëror “shumë i ditur, me gjenialitetin më të lartë, i talentuar në krijimtari artistike,me njohuri të larta në fushën e shkrimeve të shenjta dhe humane.

Ai ishte njeri me peshë e sjellje të lavdrushme dhe një atdhetar e besimtar i zjarrtë.“

Është po ky Pal Engjëlli që na e la i pari formulën e Pagëzimit në gjuhën arbërore në vitin 1462.

Kryembreti ynë arbëror Gjergj Kastrioti për shkak të dijes së tij të lartë e të modestisë dhe adhurimit të jetës, e vlerësoi atë në integritetin më të lartë, dhe e mori afër vetes si këshilltar dhe sekretar i shtetit të Arbërit. [Gjon Keka]

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat