“Nuk i lëndova vajzat!”

Kultura

“Nuk i lëndova vajzat!”

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 10:44
Kopertina e librit

Dani: Unë nuk i lëndova vajzat!  

Asenga: Më lajmëruan që i kanë gjetur trupat! Çfarë mendon se do të ndodhë kur të zbulohet se provat janë kundër teje?!  

Dani: Nuk do të jenë!  

Asenga: Je i sigurt? Anabla dukej si një mama e mirë!  

Dani: Dhe unë jam një baba shumë i mirë!  

Asenga: (pauzë) Kur e pe që po i mbyste vajzat, a nuk mendove të thërrisje një ambulancë? Mund ta marrësh me mend, se ne, qeniet njerëzore, jemi cinikë?! Duket sikur kishe dëshirë të ndodhte kështu... ta kishe një jetë të re... Mënyra e vetme që të fitoje një jetë të re ishte të vrisje fëmijët, para se Anabla të vinte në shtëpi. Nëse hyj në një dhomë dhe fëmijëve të mi u është hequr koka, unë prapë e thërras ambulancën. Thjesht... nuk... Nuk ka kuptim! Kështu që, do të thotë se ti je një përbindësh! Arsyetimet e tua nuk shkojnë më larg se kaq: e dua të dashurën time dhe thjesht do të vras çdokënd! Pastaj uroj të duket sikur nuk i kam vrarë unë... ose diçka tjetër...  

Dani: Nuk jam përbindësh!  

Pjese nga tragjedia "Thyerja" e Ilir Muharremit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat