Shefo!

Kultura

Shefo!

Nga: Fatmir Lohja Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 16:41
Fatmir Lohja

Si zakonisht,në mëngjes, dola nga shtëpija rreth orës shatë,për të bërë capitjet e pensionistit , si pas këshillave të mjekëve. Shkova te klubi I lagjes për të pirë kafene, për të marrë energjitë e marshimit.

Ne lokal gjej taksistet e lagjes, me sy që tregonin pagjumësi.

Si ju shkoj mbrëme?- i pyes , me dashimrësi.

A jeton në Tiranë ,shef? - më pyet më i moshuari i tyre, që e di, se për shumë vite kam punuar si ekonomist në transport.

Sapo dola nga shtëpija !- I përgjigjem me sy , qe nuk e kanë pirë ende kafenë.

Nga ora nëntë deri pas mesnatës, rrugët e Tiranes ishin bosh, së njerëzija po shihte Big Braller VIP,- me saqron më i riu taksist.

Pasi mbaroi ky emision, ato që dolen në rrugë, ai rruat ?- e pyes me humor.

I rruam , i qethëm, por pronarët nuk po janë të kënaqur nga puna e jonë,- ma kthen tjetri I përgjumur.

Shefo! Jam më se i sigurtë, se ti nuk e ka parë “ bikun” se je lodhur dje në miting!- me gjuan bashkëmoshatari.

Kur u bë ky miting?- e qesëndis.

Ju verioret jenë malokë! Shihe në tik-tok.!- më urdhëron rinushi, dhe me sjell telefonin e tij te sytë.

Nuk e shoh dot, se nuk kam syzet me vete,- ia kthej me sinqeritet.

Ky maloku, dje , pa filluar mitingu , ka hipur te busti I Skenderbeut, dhe fërkon organet gjenitale te kalit me dorë të djathte, ndërsa me gojë ,e doren e majtë therret : “ Rama ik !”- me sqaron me telefon te sytë.

Më kapi një gaz I sinqertë. Rinushi ma ktheu dy-tre here vidion, për të më bindur.Moshatarët e mi e emërtuan menjëher veprimin e militantit si antishqiptar, antipatriotik, antikombëtar,….

Shefo! Po sikur komandanti i tij të jepte urdhërin, që të rrezonte bustin e Skenderbeut, çfare mendimi na jep?

Nuk ma do mendja se mund te jepet ai udhër,- ia kthej buzagaz,- Po sikur ai militanti te na demtonte organnet gjenitale te kalit, si do të reagonit ju taksistet e pagjumë?- u plas pyetjen ne turi.

U nbezen gjakrat mesdhetare. Patriotizmi i perskuqi ne turi beshkëbiseduesit.

Shefo, si thua ti?- me pyet më I riu, që me veshtiresi mbushej me frymë.

O rinush! Nuk është pune me mend ,që ne shqiptarët të ngaterrohemi ne mes vedit , për koqet e kalit, të bustit ,të heroit tonë kombëtar! – e u ngrita për të vazhduar çapitjen e mëngjezit, me humor në gjoks.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat