Sa herë vije dhe ja beh kjo ditë

Kultura

Sa herë vije dhe ja beh kjo ditë

Nga: Mustafë Shabani Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 19:02
Autori tek varri i presidentit Rugova

Sa herë vije dhe ja beh kjo ditë 

na kujtohesh me duar të lidhura

komb i lashtë gjatë kishte pritë 

të lirohet nga zgjedh e ato kohë t‘vështira 

Nuk le vend pa e la n‘gjak

s‘le njeri pa e lidh me pranga 

tani vetë me fytin n‘lak 

o barbar n‘gjyq do t‘këndohet kënga

Lapësit t‘Ibrës ti s‘i besove

o Barbar e njeri i ligë 

me kryq t‘Don Lushit zemër Kosove 

hapi dyerët n’Vatikan e n‘Amerikë

Pas mitit t‘rrem shumë u kape

me intriga botën e mashtrove 

me duar t‘përgjakura veti gropën i hape 

tani e sheh sa shumë gabove

N‘tokë e n‘qiell Amerika t‘luti 

asnjë fjalë s‘ta kapi veshi

me bomba nga lartë n’biruc t’futi 

përrshesh hundët e shpinën ta ngjeshi

Qa hap gojën kot e keni o SHIFTAR 

s‘merrni vesh ju n‘politikë

me osmanli kemi hedh shumë far

shkojmë ne e pas lam lozë me njerëz t‘ ligj 

Shumë shpejt ju do ju dal ngjyra 

do ju mbushim minare xhamia 

pantolloshkurtër ,mjekërrosha me shumë fytyra 

femëra symbyllura e me shamija 

Ah sa keq gojën  ma msheli 

gjithëqka m‘tha edhe ma keq m‘doli 

zgjohu shqiptar shkau sërish t‘shkeli 

me fajin tonë e të atijë morri 

Zgjohu shqiptar e hapi sytë 

të thërret gjaku e dëshmori 

duaje gjuhën ,feja të mbyt

këngë lirie flamur nëndori

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat