Dialog erotik

Kultura

Dialog erotik

Ilir Muharremi Nga Ilir Muharremi Më 14 shkurt 2023 Në ora: 08:19
Kopertina e librit

Niki: Italia ka plazhe të bukura.  

Dani: (gjysmë i zhveshur) Po Spanja?  

Niki: (gjysmë e zhveshur) Për plazhe?  

Dani: (ia masazhon shputën e këmbës) Makinat? Të pëlqejnë makinat?  

Niki: Më shumë më pëlqejnë lulet e fushës.  

Dani: (duke qeshur) Po, ato nuk kanë nevojë për asgjë.  

Niki: S’janë të varura nga askush. Rriten si të duan... të bukura dhe të lira!  

Dani: Thjesht të mrekullueshme!  

Niki: Në librin “Lulet e së keqes” të Bodlerit..... 

Dani: (e ndërpret duke ia masazhuar shputën e këmbës) A ka ndonjë gjë në atë libër, pak më afër? Më afër se plazhet e Italisë ose Spanjës, apo ti? (Qesh) Nuk ke qenë kurrë në bregdetin e Italisë?  

Niki: Po më paragjykon?  

Dani: (ngrihet, i afrohet ) Po! Po të paragjykoj! (afrohet, ia ledhaton flokët, pastaj fytyrën, e puth, shmanget pak me mirësjellje) Pse nuk marrim disa ditë pushim dhe të shkojmë?

Dialog nga tragjedia "Thyerja" e Ilir Muharremit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat