Puthjet i lanë peng

Kultura

Puthjet i lanë peng

Nga: Agim Desku Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 12:38
Agim Desku

Një ditë  

si zakonisht e ngriti gotën 

Miqësisht  

Në vargje  

e uroj tërë botën 

Shqipeve  

Rrezet e diellit 

Dhe një gotë  

për bukurinë e tyre 

Brezave ishin çlirimtare  

Të atdhedashurisë 

Hyjri nga Tanagra deri me sot 

Ia kalojnë secilës Mona Lizë 

Vitet i kam dëshmitar për besnikërinë 

Kurrë s`kishin kohë për dashuri 

Atdheun e kishin në zemër 

Puthjet i lanë peng 

Për luftëtarët e rënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat