Për ditën e Shën Valentinit

Kultura

Për ditën e Shën Valentinit

Nga: Agron Shabani Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 19:40
Agron Shabani

 "Çfarë (çka) me hangër

për ditën e Shën Valentin

o Nastradin Aga?"

E pyeti njëherë gruaja e vet

Nastradin Hoxhen.:

Çka ke hangër vjet

do hanë edhe sivjet

iu gjegj Nastradini

i cili në emër 

të Shë Valentinit

ia nxorri gruas së tij

tre çuna dhe tre goca 

nga barku.

 

Të lindësh thonë se

është hyjni

të jetosh është luftë 

të luftosh është heriozëm

sakrificë....

Të dashurosh është art

Ndërsa,

të jetosh dhe vdisësh

për dashurinë

si Shë Valentin

është poezi.

 

"Në dashuri kemi lindur 

dhe jemi krijuar

në dashuri do rritëmi 

dhe shkëlqejmë..."

tha dikur Schieleri.

E kishte mendjen

tek Shën Valentini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat