Frymoj për ty diell

Kultura

Frymoj për ty diell

Nga: Valbona Jolla Hani Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 14:17
Valbona Jolla Hani

Frymoj për ty diell 

Së ti më dhuron  

Nuancat më të bukura  

Të jetës 

Optimizmi aty qëndron 

Ti je muza ime 

Je frymë 

Fjalë e ndjenjë 

Je oazë  

Ku qëndroj gjithmonë 

Je varg  

Je poezi 

Pagëzove  

Ndjenjën e dashurisë 

I vure emrin përjetësi 

Për ty  

pena ime shkruan 

Këngë e melodi shpirti 

Në mbrëmje 

Futem nën jorgan 

Flej në krahët e tu 

Mbuluar me epsh 

Aty të gjitha stinët 

I dua 

Në mëngjes 

Rilind me ty 

Bashkë me buzëqeshjen 

Të ekuilibruar 

Më jep forcë  

Përjetësisht  

me ty e dashuruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat