Melodi

Kultura

Melodi

Nga: Blertë Tmava Veselaj Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 14:28
Blertë Tmava Veselaj

Ishte hyjnore drita që shfaqej 

Po aq hyjnorë ishte momenti 

Melodi zemre bënte jehonë 

Po shfaqej jeta në horizont 

Po melodi do jetë gjithnjë 

Zëri i tij,zëri  i saj 

Ku filloi jeta askush se di 

Por çdo kush di hapat e saj 

Në ata hapa fillon vallëzimi 

Vallëzim jete pa mbarim 

Shumëherë i rëndë duket qëllimi 

Po prapë kalohet me përkushtim  

Dhe melodia vazhdon sërish 

Me tinguj jete plotë dashuri 

Mos te të ikën pa e shijuar 

Nuk përsëritet duhet ta dish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat