Më parë do të dorëhiqej Putini, sesa Rama!

Kultura

Më parë do të dorëhiqej Putini, sesa Rama!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 16:02
Edi Rama

Revolucioni vazhdon. Ashtu siç kishte paralajmëruar Berisha, Revolucionin e filloi me rrëmbimin e selisë së PD nga Basha, për të vazhduar pastaj deri te parlamenti i Ramës.

Derisa Berisha e kërcënonte Bashën në kështjellën e tij, Rama vallëzonte me melodinë, “e thefshi qafën mes vete, o të paudhët e botës”1.

Po mos të dilte në skenë Mc Gonigal, Rama do vazhdonte të merrte poza të ndryshme, të cilat pastaj i shpërndante nëpër rrjetet sociale, ku patronazhistët me Like e tyre, do ta paraqisnin si shpëtimtarin e kombit.

Si ndodhi kjo, kur gjithçka ishte e programuar dhe funksiononte si ora zvicerane, është çudi? Një nga të dashurat e McGonigal, e cila nga monotonia e çastit, ia dha flakën lidhjes, Mc Genogal - Rama.

Pra kjo flakë doli aq lartë sa e preku edhe të paprekshmin, të paarritshmin, të pathyeshmin, të paluhatshmin, të patremburin, internacionalistin e Serbisë, mbretin e Shqipërisë e të shqiptarëve, autorin e Kurbanit, kryeministrin e përjetshëm me tre mandate, zotin Rama.

Opozitën e kishte shkallmuar. Berishës kishte arritur, t´ia ngjiste kumbonën me meritë apo pa meritë, non grata.

Metën, prej të cilit më së shumti kishte përfituar, kishte menduar gjatë, si do ia punonte dhe pa pritë e kujtuar, ia kishte thurur këngën, bashkëpunëtor i SHIKUT.

Basha ishte tërhequr nga loja. Alibejnë si trashëgimtar të Bashës  dhe Berishën i kishte armiqësuar mes vete, për postin e PD, kurse Meta kishte mbetur i etiketuar.

 Lufta për asnjë çast nuk pushonte. Rama shpresonte sikurse Vuçiqi, sikurse Erdogani, sikurse Lukashenko, sikurse Maduro, sikurse Putini, sikurse Xi Jiping, sikurse Kim Jong - un, sikurse Mullat e Iranit etj. të mbetej në pushtet i përjetshëm.

Planet si duket për momentin ia përmbysi McGonigal, duke ia zbuluar fshehtësitë dhe manipulimet, sulltanit shqiptar.

Protestuesit e Revolucionit po e kërkojnë dorëheqjen e tij. Berisha ende po merret me Revolucione, duke shpresuar në ëndrrat mesjetare, pa u kujtuar se koha e Revolucioneve është e tejkaluar.

 Po kush është ai që do ta ndihmonte opozitën që së pari vetë të lirohet nga kuadrot e tejkaluara, të cilat i ka shkelur koha, duke u orientuar në kuadro dhe figura të reja, me perspektivë dhe elan pune.

Në të kundërtën duhet të binden se më parë do të dorëhiqej Putini, se sa këtë do ta bënte Rama, i cili tallet me ta, duke e lartësuar veten, si sundimtar i përjetshëm.

Mars - Rover (Satirë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat