Xhelozi eksteme në tragjedinë "Thyerja"

Kultura

Xhelozi eksteme në tragjedinë "Thyerja"

Nga: Ilir Muharremi Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 07:46
Libri Tragjedia "Thyerja"

Anabla: A mund të flasim? Je i mërzitur me mua sepse nuk i lashë fëmijët te shtëpia e prindërve të tu?  

Dani: Gjërat janë pak larg mes nesh, këto kohë! Po... s’ka gjë...  

Anabla: Vetëm kaq?  

Dani: Po, kaq!  

Anabla: Jo, nuk është vetëm kaq!  

Dani: (u drejtohet vajzave) Vajza, po vriteni!  

Anabla: Çfarë po ndodh? Më duket sikur ke qenë më i lumtur vetëm, apo jo?  

Dani: Jo, jo! Ti e di që të dua ty dhe vajzat!  

Anabla: Pesë javët e shkuara kanë qenë të tmerrshme për mua. Më ka marrë malli për ty. E ndieja erën tënde në çarçafë. Të flas me ty dhe të të shoh duke folur me vajzat dhe unë thjesht.... shkurt...  më ka marrë malli. Tani jemi prapë bashkë dhe mua nuk më dukesh që je këtu. Je disi i përhumbur!  Çfarë po ndodh?  Nuk më ke pyetur as në telefon, e as tash nuk po më pyet për beben! Nuk po flet për vajzat!

Dialog nga tragjedia "Thyerja" e Ilir Muharremit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat