Pluhur

Kultura

Pluhur

Nga: Fitore Haklaj Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 07:52
Fitore Haklaj

U linde në një kënd të botës 

Ku nuk kishte një shpirt tjetër 

Ndërtove shtëpi më gurin e vetëm 

Për t`u mbrojtur kur vinte stuhia 

Pluhur u ndave e humbe sa herë 

Më gisht të than ik nga këtu 

Rave për tokë e trishtuar 

U ngrite kur të tjerët i merrte gjumi 

Sa herë nuk pate guxim për të folur 

Nga frika që mos të dëgjonte njeri 

Ike e qajte si fëmijë pa nënën e vet 

E askush nuk ishte lotin për ta fshirë 

U mbylle në vete për të mos humbur 

Aty ku mendove që gjete folen  

Të shikuan ditë të tëra ku ishe 

Një ditë nuk të dështen më e të fshinë 

Ah, pluhur mos eja më në atë vend 

Nuk të do njeri, sikur ti që don ketë jetë 

Bëhen që nuk të shohin kur nuk ju duhesh 

E ti mbetesh aty deri sa të tjerët të vinë 

Pluhur u nisem të gjithë  

Ashtu do kthemi prapë një ditë 

Pluhur , pluhur!  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat