Anija fantazmë

Kultura

Anija fantazmë

Nga: Elvira Zeneli  Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 07:54
Elvira Zeneli 

Hapuni 

Mos më zini rrugën 

Mua të parrugës 

 

Endem kuturu mbi oqean 

Pa busullë  

Rrugët më kanë humbur 

 

Shoh vetëm fare të kuq 

E asnjë dritë ankorimi 

Diku në ndonjë liman 

 

... S'e di nëse ndonjë ditë 

Do ta gjej kapitenin tim 

Që të ankorohem diku 

 

Diku në ndonjë ishull 

Ku të hedh spirancën 

Deri sa ajo të ndryshket. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat