Ditëlindja e shtetit

Kultura

Ditëlindja e shtetit

Nga: Dedë Preqi Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 13:01
Dedë Preqi

Ditën e parë Kosovë

Pyeta me padurim,

Për Ditëlindjen tënde

Çështë gjithë ky gëzim.

Jemi gjithë t’gëzuar thë,

Si as ndonjëherë kurrë,

Sikur ndjejë diçka brenda

Një rrëqethje nën lëkurë.

Të pyeta edhe njëherë

Me kureshtje pa hezitim,

Çfarë ngjyre muar qielli

Rreth teje në promovim.

Ishte errësirë thë,

Me shi e rrëbesh

Por një rreze dielli

Shëndriti n’mes nesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat